Presidenti Ilir Meta përplaset fizikisht me policinë në zyrat e FRD-së, duke nxjerrë nga ambientet e kësaj të fundit, policët e Bashkisë së Tiranës. Koalicioni i FRD-së me PD-në duket se ka revoltuar Veliajn, i cili ka kërkuar që kjo parti të lirojë zyrat duke dërguar Policinë Bashkiake.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Bashkia Tiranë i kërkoi kryetarit të FRD-së Sali Shehu të lirojë ambientet e zyrave brenda 10 ditëve, pasi janë në proces të vazhdueshëm të sistemimit të tyre, për stafin dhe njësitë administrative.
“Përjashta, maskarenj, “dilni përjashta se do ju çoj në burg me duart e mia”, dëgjohet të thotë Meta në videot e publikuara në media, ndërkohë pamjet tregojnë efektivë të policisë bashkiake që largohen.
Prej disa vitesh, FRD është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës, pasi kjo e fundit u zhvendos në një ambient tjetër në krah të Lanës.
LEXO EDHE:
Policia Bashkiake zbarkon në selinë e FRD: Lironi zyrat menjëherë (FOTO)