Situata alarmante në të cilën gjendet Shqiperia për shkak të COVID-19 ka qenë shqetësim i Presidentit të Republikës dhe është shprehur më shifra të sakta.
Dy ditë më parë Zëri i Amerikës njoftonte se ka rritje më 38 përqind të rasteve në Shqipëri.
Ajo që është për të ardhur keq dhe që është situatë alarmante është se qeveria shqiptare dhe shefi i saj në vend të merren me këtë rritje të frikshme të shifrave dhe pasojave të saj, vazhdojnë skemat e mashtrimit sesi t’a fshehin situatën në sytë e qytetarëve.
“Një makineri e tërë propagandistike e blerë me lekët e taksapaguesve shqiptarë nëpër koncensione e vjedhje pafund është vënë në dispozicion të sulmeve ndaj opozitës, grabitjes së Gjykatës Kushtetuese, sulmeve ndaj presidentit, por kurrsesi për pandeminë dhe pasojat katastrofike të saj“, tha kreu i shtetit.
Presidenti deklaroi se, “Shqipëria jep 1.2% të GDP ndërsa Kosova jep 5.4% të GDP për ndihmë ndaj Covidit. Kjo do të thot se Kosova është shumë më perpara sesa ne”.
Shqipëria me 1.2 të GDP dhe Kosova me 5.4, është një diferencë shumë e madhe sidomos për situata të tilla janë mijëra vite dritë para nesh.
Etiketa: 1.2% e GDP, 5.4% e GDP, kosova, Ndihma per COVID, Shqiperia