Kronika

Presidenti Meta vizitë në familjen e Klodian Rashës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:40 - 24/02/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka bërë një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i riu që u vra nga një efektiv policie në kryeqytet.





Ngjarja e rëndë ndodhi në 8 dhjetor në zonën e Laprakës. Lajmi për vizitën e kreut të shtetit në familjen e të riut është konfirmuar nga burime për MAPO. Mësohet se kreu i shtetit është pritur nga babai dhe e nëna e Klodianit dhe të afërm të tyre.


Sipas familjarëve, Meta ka preferuar që të shkojë në familjen e tyre për ngushëllim në këtë moment për shkak se sipas tyre presidenti nuk ka dashur që kjo vizitë të politizohej.





Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës solli reagime të forta, deri në protesta të dhunshme për disa ditë me radhë në kryeqytet dhe jo vetëm, të cilat sollën edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Lexo edhe :  PS paralajmëron shkarkimin e Metës, Balla: Do i bëjmë letrat e pensionit


1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas