Gjatë një vizite të bërë në zonën e fshatrave të Kepit të Rodonit dhe të zonës së Ishmit në Durrës, kreu i shtetit, Ilir Meta, ka bërë një ndalesë disi të veçantë, por të bukur dhe të rrallë për një kryetar shteti.
Presidenti i Republikës, Meta, ka zhvilluar një vizitë në Kishën e Bizës, ndërsa ka ndjekur edhe meshën e drejtuar nga Padre Serxhio.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Presidenti Meta, ka publikuar fotot nga takimi dhe Mesha.
“Sot në kishën e Bizës duke ndjekur Meshën e drejtuar nga Padre Serxhio. Zoti i ndihmoftë të gjithë shqiptarët”,- shkruan Meta.