Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Presidenti, përkujdesja e Ramës për të sajdisur vetën dhe të tjerët

by us er1
06/06/2022
in Analizë, Kryesore, Op Ed
0

Nga Preç Zogaj

Tani që u zgjodh, urimet “punë të mbarë” për  Presidentin e Republikës, Bajram Bega, janë  jo vetëm kërkesë e etikës  dhe  kortezisë, por edhe  dëshirë e çdo shqiptari që  dëshiron një  kryetar shteti  të aftë, që do të dijë t’i japë një  kornizë të qëndrueshme institucionit akoma flu të Presidentit  të Republikës sonë Parlamentare. I mbetet kohës të tregojë sa do t’ja dalë. Arsye për paragjykime nuk ka. Përkundrazi. Detyra e  lartë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm që mbante  deri  të shtunën paradite është dëshmi e karrierës së tij të suksesshme profesionale në lidhje të ngushtë me vlerat e ushtarakut atdhetar.

Përtej personit, mbetet gjithësi një anomali tipike e zoti Rama nxjerrja e  emrit  të kandidatit  favorit për President si e asit nga mënga.  Kur ishte e udhës  t’i jepej kohë e mundësi zotit Bega, për vetë  karakteristikat që ka,  të kërkonte mbështetje edhe nga opozita. Një anomali tjetër mbetet befasimi i mjedisit publik  dhe ndoshta edhe i vetë kandidatit që nuk e priste. Në një kohë kur  posti  shumë i lartë i Presidentit të Republikës është më shumë se CV  dhe përtej CV-së. Por s’kemi ç’të bëjmë.  Në këtë pikë kemi ardhur tani. Qytetarët jo e jo, por as shumica e politikanëve dhe madje as vetë kandidati nuk e di deri në çastin e fundit se është projektuar për ta bërë  President.

Zoti Bega u zgjodh me shumicë të thjeshtë  nga një palë.  Njëlloj si Presidentët e  mëparshëm  Nishani dhe Meta.  Në pikëpamje të legjitimitetit, zgjedhja si fakt i kryer i sfumon numrat. Kudo dhe veçanërisht në Shqipëri ku  palët  kundërshtare s’po arrijnë  më  as të mblidhen në një sallë e jo më të zgjedhin  me një shumicë traversale Presidentin e Republikës, siç ndodhi kohët  e fundit në Itali me rizgjedhjen e Presidentit model të një  Republike Parlamentare, Sergio Matarela.

Arsyet  pse ndodh kështu në Kuvendin e Shqipërisë janë  disa. S’është rasti t’u rikthehemi me radhë.  Në thelb, jeta politike në nivelin e krerëve të partive kryesore vazhdon të jetë  në kthetrat  dhe në inercinë e pluralizmit të simuluar që  ushqehet si i tillë me një konfliktualitet  kryesisht të kërkuar për qëllime të rrotullimit të pushtetit brenda së njëjtës kaste politike plurale që ka bërë  e shpreson të vijojë të bëjë teatrin e demokracisë në Shqipërinë tonë.

Në këtë atmosferë, duke  e paraqitur qëllimin si  prudencë po të dojë, Rama ka bërë kujdes që veç vetes që është e natyrshme,  t’i lerë të kënaqur apo t’i sajdisur të tërë , ca shumë e ca nga pak, me zgjedhjen e tij.

Ata që kanë  kërkuar, kanë dashur e duan një President euroatllanist,  në marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë me SHBA dhe BE- dhe këta janë shumicë absolute në Shqipëri-,   kanë arsye të besojnë e të  thonë:  “Në rregull  zoti  Bega e plotëson  këtë kërkesë shumë të rëndësishme ”. Veçanërisht në kontekstin  sureal të  mosshkeljes  për një kohe jo të shkurtër të zyrtarëve amerikanë  në zyrën e Presidentit  të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.  Vizita e  zotit Bega në  Pentagon pak ditë para  zgjedhjes President mund të jetë një koiçidencë. Sikurse ka qenë një fakt për shkak të detyrës ekspozimi dhe  protagonizmi i tij përkrah aleatëve strategjikë  amerikanë në stërvitjen e madhe “Defender Europe, 20 21” vitin e shkuar. Euroatllantizmi  dhe proamerikanizmi nuk  shfaqen thjesht me vizita, takime, foto, veprimtari, shtrëngime duarsh. Në kushtet e sotme,  në vendin tonë proamerikanizmi  shfaqet  parasëgjithash me mbështetjen  e fuqishme të Drejtësisë së re dhe me luftën brenda kuadrit institucional përkatës  kundër korrupsionit në sferat e larta. Antikorrupsioni është sot interes  kombëtar shqiptar.  Njëherësh është përparësi e politikës  së jashtme amerikane dhe interes kombëtar amerikan gjithashtu. Këtu do të jetë guri  provës për Presidentin e ri. Impulset që ai dhe zyra e tij do t’i japin betejës  historike “askush mbi ligjin”, të  promovuar nga ambasada e SHBA-e në Tiranë, do  të  jenë  veç të tjerash tregues i integritetit të  Presidentit  të ri në raport me qeverinë  që është “ prodhuesja” numër një e korrupsionit  në vend.  Nëse e kalon këtë provë- dhe shpresojmë e besojmë se do ta kalojë- do të kemi pse të themi se në krye të shtetit kemi një  atdhetar euroattlantist, proamerikan dhe proeuropian me akte.

Në zgjedhjen e zotit Bega kryeministri Rama u ka dhënë  vetvetiu Berishës dhe Metës një mesazh detante në raport me mesazhin  që do t’u kishte dhënë nëse do të kishte avancuar me kandidaturën e Dvoranit. Duket qartë se Rama ka dashur të shmangë provokimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, ai ka bërë kujdes të reflektojë edhe paketën shtesë,  përtej kërkesave kushtetuese, të Alibejt, ku në një pikë  kërkohej ndalimi i ish anëtareve të Byrosë Politike. Nga të dhënat, duket se prej tyre jetojnë akoma në pleqërinë e thellë Muho Asllani dhe Lenka Çuko.

Kombinimi i një numri  të madh  meraqesh, që edhe vetë të ndihet mirë, edhe kundërshtarët  t’i sajdisë ngapak, vështirë të lejojë e mundësojë që  zgjedhja e Presidentit të bjerë mbi  figura publike që kanë luftuar kauza, që mbajnë qëndrime, që u  dihen pikpamjet ndër  vite, e tjerë. Në fund të fundit  mesazhi që u dha është se angazhimi publik nuk vlen për të bërë karrierë në nivele të larta;  sa më pak të biesh në sy aq më mirë është. Këtë mesazh  Rama e ka dhënë disa herë më parë me caktimet dhe selitjet e  befasishme, providenciale, të mjaft  personave në poste ministrash e zyrtarësh të lartë. Kësaj radhe e përforcoi.  Në këto kushte, zgjedhja e Presidentit nga populli, pa ndryshuar natyrën e Republikës, është bërë një imperativ.

Marrë me leje me shkrim nga Liberale.al

Tags: Edi RamaPreç ZogajPresidenti

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
Arrestohet nga “Piranjat” 20-vjeçari që torturonte qenin

Arrestohet nga "Piranjat" 20-vjeçari që torturonte qenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In