Preç Zogaj
Figura e Presidenti i Republikës së Shqipërisëmbetet ende flu, e papërcaktuar siidentitik politik, intelektual e njerëzor që do t’u sherbente si model partive parlamentare kur i futen punës të zgjedhin Presidentin e radhës.
Kjo papërcaktueshmëri nuk është domosdorrjedhim i pashmangshëm i republikësparlamentare,ku Presidenti zgjidhet nga parlamenti dhe ka pushtetmë pak se kryeministri. Italia gjithashtu ështëRepublikë parlamentare. Por në figurën e Presidentitnëfuqi, Sergio Matarela, dhe shumë prej pararardhësvetë tij, shohim të jetë konsoliduar një korrnizë e qartë esjelljes, qasjeve dhe fushës së veprimit tëPresidentit. Kjo korrnizë-referencë, që nuk pengon shfaqjen e origjinalitetit të secilit President, duket se ka formuarmendimin se si duhet të jetë Presidenti nëRepublikënParlamenti. Nuk kemi parë te fqinjët tanë matanë Adriatikut që kreu i shtetittë zgjidhet nepërimprovizime, pa një prerje prej shtetari, pa karrierë tëspikatur politikedhe profesionale, pa një corrikulum tëpërfshirjes në shërbime të spikatura përdemokracinëdhe zhvillimin. Rregulli është që ky post kurorëzonnjë karrierë të gjatë tëatij që e merr. Të njëjtën gjëmund të themi për plot Presidentë të tjerë tëRepublikaveparlamentare në Europë.
Papërcaktueshmëria e Presidentit tonë ështëshqiptare. E kanë bërë të tillë lidëritpolitikë që e zgjedhin dhe vetë ata që janë zgjedhur. Të cilet nukkanë mundur ti japinformë një operandi presidencialqë do të krijonte traditë dhe trashëgimi. Në tërësi, karriga e Presidentit është parë jo si finalizimin e njëkarriere, por si një stacion, si njëndalim a kalim pesëvjeçar prej nga ata që zgjidhen do të vijojnëangazhimet politike nëfunksione më të ulta se ai ikreut të shtetit. Shprehja lapidare e Neritan Cekës nëvitin1997 kur thoshte se në botë ka mijëra deputetë që duan të bëhen Presidentë dhe ka vetëm njëPresident që don të bëhet deputet e fuksionar partie është vertetuar jo vetëmme Sali Berishën. Pritet tëvertetohet edhe me Ilir Metën pas pak muajsh kur tëlargohetnga Presidenca. Do të mjaftonte qoftë kjo e dhenë e këtyre tri dekadave për të kuptuar savulnerabël është ky post. Në të vërtetë, kështu do tëndodhë kur zgjiedhen në Kuvend Presidentë tëmoshës së mesme apo kryetarë partish private-familiare. Është tjetër gjë kur zgjidhet nga populli.
Se sa rifugjio janë dhe sa i madh është inflacioni icilësive që duhet të ketë kryetari ishtetit e tregonshumë qartë sporti popullor i kandidimeve dhevetekandidimeve. Kjodalldi ka shpjegim dhe duhetkuptuar. Përse të mos e mendojnë të gjithë tëbëhenPresidentë të Republikës, përderisa në Presidencë janëngjitur edhe persona tëpakulturuar, adhurues tëvlerave minimale, që nuk i kanë drejtuar popullit njëmesazhtë vetëm emancipues për t’u mbajtur mend, qëngatërrojnë, fjala vjen, muzikën me tallavanë, poezinëme bejtën, shkencoren me amatorën, talentin me hobete kështu me radhë, duke kompromentuar edheinstitucionin e nderimit që i jep PresidentittëRepublikës atributet e një hipotekë të gjallë të vleravetë larta e të çertifikuara?
Çfarë mund të bëhet, ndërkohë që zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës është nëproces. Zgjidhja konsensuale, apo me dakordësi të nënkuptuarështë më e mira. Raportii kritik i OSBE-/ODHIR përzgjedhjet parlamentare të 25 prillit, diferenca e vogëlnë votames shumicës dhe opozitës, arrestimi i dydeputetëve të PS-së, mandatet me lidhje me përsona tëshpallur non grata nga SHBA që janë më shumë ngakrahu i PS-së, të gjithakëtu e përforcojnë nevojën e konsensusit. Me kushtin që krerët politikë të partivetëpërfshira në bisedime ta kërkojnë lart dhe jo poshtëpikën e takimit tek kandidati ipreferuar.
Kjo është e mundur. Pavarësisht se për shkak tëzhvillimeve në opozitë vështirësitë janëmë të mëdha se herët e mëparshme. Përçarja e PD-së e ka shfaktorizuarshumë partinëmë të madhe të opozitës. Si të mosmjaftojnë arsyet parimore të ndarjes së saj në dy-tregrupe, shohim se PD-së zyrtare, që ka numrin më tëmadhe te deputetëve, është e frenuar, për të mos thënënë njëlloj “vartësie”nga ajo që thotë Sali Berisha se po bën lojën e Edi Ramës! ( Berisha vetë nuk do tëfrenohej asnjë milimetër po të konsiderohej ngashumica e Ramës në këtë proces. Që ështëkushtetuetshmërisht përfshirës). Kjo lloj“vartësie” ezvogëlon akoma më shumë marzhin e pjesmarrjes sësaj në poroces dhe nxitnjë qasje që kush e kush të jetëmë sektar se tjetri në caktimin e pikave se si nukduhettë jetë Presidenti i Republikës. Duke lenë në hije pjesën se si duhet të jetë.
Në këto kushte, dhe duke marrë parasysh edhefaktin se Edi Rama ka rekordet e tijtashmë në zgjedhjen e njerëzve të gabuar, gjasat më të mira i ka zgjidhja e keqe. Shpresoj dhe uroj që rrezultati ta mëpërgënjeshtrojë.