Aktualitet

Presidenti u lë detyrat, lufta kalon në dyert e KQZ





               Publikuar në : 12:21 - 10/06/19 |
mapo.al

Tensioni mes presidencës dhe kryeministrisë po reflektohet edhe tek situata në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Më herët nënkryetari i këtij institucioni, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi kanë thirrur një mbledhje të KQZ-së në orën 12:00, për të shqyrtuar vendimin e presidentit Meta. Por mbledhja u shty për në orën 14:00.


Kurse kreu i shtetit ka publikuar dekretin për anulimin e zgjedhjeve dhe ka bërë një qartësim në nenin 2.



“Dekreti dërgohet për zbatim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili merr masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore,” thuhet në dekret.


Pra detyra e KQZ është vetëm njoftimi i subjekteve zgjedhore, thotë Meta.

A mund të ndërmarrë një hap më ekstrem KQZ? Kjo mbetet të shihet, por ka zëra se KQZ mund të dërgojë çështjen në Kolegjin Zgjedhor.

Ekspertët thonë se ky i fundit nuk mund të vendosë për çështje që dalin jashtë procesit zgjedhor, siç është një dekret presidencial. Për më tepër, një dekret që e lë vendin pa datë zgjedhjesh, pra rrjedhimisht pa Kolegj Zgjedhor.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas