Presidentja e parë femër e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, u betua për një mandat pesë-vjeçar të Premten.
Ceremonia e betimit u zhvillua në një parlament pothuajse të zbrazët, si pjesë e masave që po merren për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Para Kryepeshkopit Ieronymos, kreut të Kishës Ortodokse të Greqisë, Sakellaropoulou bëri një betim fetar në parlament.
Edhe shtrëngimet e duarve u përjashtuan nga ceremonia. Numri i fundit i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Greqi mbetet në 117, i njëjtë me mbrëmjen e së enjtes.
Sakellaropoulou vendosi një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur përpara se të shkonte në Rezidencën Presidenciale për një ceremoni dorëzimi me Presidentin në largim Prokopis Pavlopoulos.