Aktualitet

Presidentja e KE mbërrin në Tiranë, pritet nga Edi Rama (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:23 - 28/09/21 |
mapo.al

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë ku po pritet me ceremoni nga kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave.






Fill pas këtij takimi, presidentja e KE do të takohet me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në Presidencë.


Ndërsa rreth orës 11:15 Ursula von der Leyen do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.







Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina.




Presidentja e nisi udhëtimin e saj në Tiranë, sot në mëngjes, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas do të pritet Presidenti Ilir Meta.

Lexo edhe :  Tensionet në veri, Rama krah Kurtit: Serbia po bën manovra teatrale


Së bashku me kryeministrin, ajo do të marrë pjesë në përurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe Kopshtit ‘Europa’, e cila u rindërtua me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

35


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas