“Personat e moshuar mund të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur rrezikun e të infektuarit me koronavirusit. Kontaktet e të moshuarve me mjedisin e tyre në Evropë duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të pandemisë së COVID-19″
Kështu u shpreh Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’.
“E di që është e vështirë, që izolimi është një barrë shumë e madhe, por është çështje për jetë a vdekje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëhemi të durueshëm”- theksoi ajo, duke shpresuar se një laborator evropian do të jetë në gjendje të krijojë një vaksinë për COVID1-19 deri në fund të vitit 2020.