Aktualitet

Presidentja e KE: Në Tiranë, Komisioneri Europian i menaxhimit të krizave





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:30 - 30/11/19 |
mapo.al

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka shkruar në ‘Twitter’ se të mërkurën, do vij në Tiranë Komisioneri Europian i menaxhimit të krizave Janez Lenarčič.


“Sapo pata një telefonatë me kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për popullin shqiptar që ka qëndruar i qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është në anën e tyre me dhembshuri dhe me veprim. Janez Lenarčič do të udhëtojë për në Shqipëri të mërkurën. Unë i kam kërkuar atij që të më mbajë të informuar nga afër për situatën”.


Janez Lenarčič është pjesë e kabinetit të ri të Komisionit Europian. Ai është një diplomat me 30 vite eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe menaxhimin e krizave.




Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas