Friday, May 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Presideti Meta dekoron klerikun atdhetar Mulla Vehbi Feratin (pas vdekjes)

by mapo.al
26/03/2021
in Aktualitet, Politika
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot, me një ceremonie solemne, klerikun atdhetar Mulla Vehbi Feratin (pas vdekjes) me Titullin e lartë “Naim Frashëri”: “Për kontributin e tij të shquar në përhapjen e besimit fetar, kulturës, gjuhës shqipe, si dhe pajtimin social të shumë krahinave të vendit. Atdhetar, fetar e personalitet me dije të thella; krahas frymëzimit me idealin e lirisë dhe besimit tek Zoti, e udhëhoqi popullin në luftën kundër pushtuesve të vendit”.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar kreut dhe anëtarëve të Shoqatës “Korabi-Radomirë”, përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe personaliteteve të pranishme, Presidenti Meta u shpreh:

“Është kënaqësi e veçantë për mua të jemi së bashku në dekorimin e dijetarit, klerikut dhe një prej atdhetarëve më të shquar të Radomirës, Lumës, Dibrës dhe mbarë vendit, Hoxhës së Madh, Mulla Vehbi Ferati.

Në historinë tonë për liri, pavarësi, dije dhe zhvillim kombëtar, klerikët myslimanë shqiptarë kanë luajtur përherë një rol të rëndësishëm!

Ata kanë qenë përherë pjesë e rilindësve dhe patriotëve më të ndritur të kohës, bashkëfirmëtarë të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, me Heroin Kombëtar Ismail Qemalin në Vlorë, si dhe luftëtarë me armë në dorë kundër pushtuesve nazifashistë!

Me këtë rast kujtojmë me nderim klerikët dhe atdhetarët e jashtëzakonshëm myslimanë si Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Sali Korça, Dervish Hima, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Sabri Koçi, Selim Muca dhe shumë drejtues të shquar, të cilët iu përkushtuan dhe e vendosën në radhë të parë shërbimin ndaj kombit dhe besimit islam.

Sot vlerësojmë, me rastin e 140-vjetorit të lindjes, njërin prej 100 personaliteteve të librit të nderit të kulturës islame në Shqipëri patriotin, filozofin dhe dijetarin Mulla Vehbi Ferati. 

Mulla Vehbi Ferati

Mulla Vehbi Ferati konsiderohet me të drejtë udhëheqës shpirtëror i popullit të tij. Ai ishte një misionar i besimit dhe paqes sociale, kundër çdo padrejtësie dhe shtypjes në çdo kohë e regjim. Me dijet e shumta dhe kulturën e gjerë do t’i printe besimtarëve të të shtatë Bajraqeve të Lumës, të Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë, duke edukuar shumë breza të rinj imamësh me dashurinë për Zotin dhe gjuhën shqipe.
Me shpirtin atdhetar, vizionar dhe personalitetin e tij fisnik do të udhëhiqte shumë kuvende bashkimi e pajtimi gjaqesh veçanërisht në Veri të vendit.

Patrioti Vehbi Ferati e donte Atdheun e tij të lirë e të pavarur, ndaj si anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Qarkut të Dibrës do të udhëhiqte lumjanët në fushë betejat e luftës dhe të fitoreve të shumta. Nder e lavdi përherë emrit edhe kontributit të Tij!

Të nderuar miq,

Për gjithë vlerat e sipërpërmendura kam nderin të vlerësoj dijetarin, filozofin, teologun dhe atdhetarin e madh Mulla Vehbi Ferati me titullin “Naim Frashëri”. Falënderoj Shoqatën “Korabi-Radomira” për propozimin dhe njëkohësisht për kujdesin, që tregon ndaj figurave të nderuara të historisë së trevës së tyre. Lavdi përjetë emrit të atdhetarit Mulla Vehbi Ferati! Urimet më të mira për banorët e Radomirës, Kalasë së Dodës, të Lumës dhe Dibrës!”.

Tags: dekorimiIlir MetaMulla Vehbi Feratin

JU SUGJEROJME

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

20/05/2022
Aksident tragjik në Fier, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me Audin
Aktualitet

Aksident tragjik në Fier, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me Audin

20/05/2022
Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë
Bota

Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë

20/05/2022
Putin bën thirrje për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve kibernetike
Bota

Putin bën thirrje për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve kibernetike

20/05/2022
Next Post
Nga look-u joshës te titulli, Elvana Gjata zbulon detaje nga kënga e re

Nga look-u joshës te titulli, Elvana Gjata zbulon detaje nga kënga e re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
  • Aksident tragjik në Fier, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me Audin
  • Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë
  • Putin bën thirrje për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve kibernetike
  • SHIFRA E DITËS/ BE refuzoi 18.600 shqiptarë për 2021-in, “kampione” Ukraina   



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In