Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me bizneset dhe qytetarët e Tiranës, për të parë dhe prekur më nga afër problematikat që reflektojnë krizën e thellë dhe ekonomike në vend.
I pranishëm sot në Njësinë nr.3, nuk ishin të pakta ankesat nga ana e qytetarëve.
“Ne presim ndryshimin e madh”, “Duhet të bëhet ndonjë gjë”, “Situata është e vështirë, nuk kemi ku të shkojmë” – kështu u shprehën disa prej qytetarëve përballë kryedemokratit Basha.
Përballë vështirësive, Basha iu shpalosi planin ekonomik të PD dhe programin qeverisës.
“Me 25 prill duhet tё jemi bashkё pёr ndryshimin. Kjo ёshtё kryesorja, pas kësaj gjërat do fillojnë tё bëhen mё mirё. Mrekullira nuk premtojmë por do tё kemi normalitet. Njё qeveri normale sjell normalitet dhe pёr ju si tё vetëpunësuar, si biznes i vogël, pёr fëmijët, normalitet pёrmes njё qeverie normale, kёtё premtojmë pas 25 prillit. Por duhet tё jemi tё gjithё bashkё.
Edhe masat anti-Covid qё vendet e tjera i kanё marrё, ne i kemi planifikuar. Fillimisht ia kërkuam kësaj qeverie nё shtator, nuk i mori pёr ju. Ne do t’i bёjmё realitet. Edhe ajo nuk ёshtё se ёshtё ndonjë mrekulli, por njё çek prej 1000 euro pёr çdo biznes tё vogël, tё paktën tё kaloni kёtё situatё kaq tё vështirë.
Eshtё njё nga angazhimet e planit tonë anti-Covid që do ta bëjmë realitet. E vetmja gjë që na duhet është të jemi të gjithë bashkë sepse Shqipëria është e të gjithëve, por me 25 prill do të bëhemi të gjithë bashkë që ta marrim prapë në duart tona. Të gjithë bashkë. Me optimizëm. Se jeni njerëz të fortë. Ju keni kaluar vështirësi shumë të mëdha. Do ta kalojmë edhe këtë bashkë. Mbas 25 prillit do ta kaloni me një qeveri të re që do jetë në krahun tuaj. Të gjithë bashkë më 25 prill ta ndryshojmë”, – tha Basha.