fbpx

Aktualitet

“Presion policor”, vetëdorëzohet autori i plagosjes në Dibër





               Publikuar në : 11:17 - 19/11/19 |
mapo.al

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim është vetëdorëzuar në polici. Më 10 Mars 2019, tek kryqëzimi “Bolonja”, Peshkopi, për motive të dobëta, ai ka ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin me iniciale V.K. Policia tha se autori i plagosjes u  dorëzua “si rezultat i kontrolleve të shtuara, presionit policor dhe ndërmjetësimit me familjarët”. 


“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, pasi me datë 10.03.2019, në vendin e quajtur kryqëzimi “Bolonja”, Peshkopi, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin V.K.



Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së parë Dibër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të lartpërmendura. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër , për veprime të mëtejshme”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.



Etiketa: , , ,

Pas