Aktualitet

Presionet ndaj Manes – Meta: Nesër padi në SPAK! S’do bëhet demokracia kurban














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:50 - 19/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nesër në SPAK do të paraqitet padia për rastin e biznesmenit Erion Mane,  që u prezantua nga vetë ai në presidencë.





Se si është përballur me shantazhe dhe presione nga drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, vetëm sepse nuk përkrah Partinë Socialiste.


Gjatë konferencës së jashtëzakonshme, Meta theksoi se gjatë orëve në vijim do të bëhen publike të tjera detaje tronditëse në lidhje me shantazhet dhe presionet që ushtron qeveria Rama kundrejt qytetarëve, por edhe për patronazhistët e PS-së.





10 mijë fuksa janë shtuar në administratë, tha Meta, ndërsa 100 mijë vende pune janë mbyllur në vend nga falimentimi i bizneseve dhe përndjekja e tyre me gjoba.



“Kurban nuk bëhesh kurrë, se s’do bëhet demokracia kurban në këtë vend. Kemi të bëjmë me një person konkret, emër konkret e sipërmarrje konkrete. Ka dhe shumë të tjerë, në orët dhe ditët në vijim do të shohim dhe gjëra më të rënda. Mënyra e shantazhimit ndaj tyre për shkak të bindjeve politike, ajo që dua të them me bindje të plotë është se kjo është skemë mafioze, tip gestapo. Që do të thotë se çdo qytetar është i survejuar, çfarë poston, çfarë bën like.


Kjo që i ka çuar Z.Gonxhe Z.Erjon…Si fillim i ka thënë: Ke të drejtë! Por pas gjysmë ore, është informuar dhe ka thënë: Si do ia zgjidhim këtij ne? Ky ka bërë postime të Monikës, ose do duhet të ndryshojë bindje ose duhet të falimentojë. Ndaj u krijua kjo skemë artificiale, duke u mbytur me gjoba. Më pas të përzihet nga Shqipëria dhe të vijnë ata nga Bangladeshi që nuk kërkojnë të drejta. Dhe unë jam gati, madje do të kërkoj që nesër hetimin e kësaj çështje.

Jam i zhgënjyer nga Z.Gonxhe, se ai ka qenë student i Dhjetorit. Madje tha se unë isha horr, Presidenti i Republikës. Dhe pse? Sepse në prezencën time një polic bashkiak pa uniformë dhunoi një përfaqësues të FRD-së. Të dashur sipërmarrës të Republikës së Shqipërisë, deri kur do të jetoni me shantazh? Deri kur? 10 mijë fuksa janë shtuar në administratë. 100 mijë vende pune janë mbyllur në Shqipëri nga falimentimi i bizneseve. Nesër do bëjmë padi. Erjonit do i vë një nga shoqëruesit e mi. Siç e kam thënë, më i shoqëruar jam vetë”, – tha Meta.

Lexo edhe :  Meta uron besimtarët për Pashkët: Drita ndriçoftë familjet me shpresë dhe gëzim

LEXO EDHE:

Biznesmeni Erion Mane denoncon publikisht Blendi Gonxhen për shantazh e presion

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas