Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 5 vite burg për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.
Në të njëjtën kohë organi i akuzës kërkoi që Zoto mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.
Artur Zoto akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me tenderat e ushqimeve në burgje.
Në hetimet për këtë çështje është edhe ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi.
Seancat e kaluara ai ka dëshmuar se Artur Zoto i kishte thënë që duhet të takonte një biznesmen të cilit do t’i merrte 20 milionë Lekë të vjetra.
Në gjykim për tenderat e ushqimeve në burgje, Iljaz Labi ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Ai pranoi se do të merrte pjesën e vet në këtë rast korrupsioni, duke mos e përjashtuar veten nga përgjegjësia.
1
Etiketa: 5 vite burg, Artur Zoto, Pretenca