Në prezantimin e tij zyrtar me Barcelona, Griezmann ka folur edhe rreth vendimit të tij, faktit që do të luajë me Suarezin, duke qenë sulmuesi i dashuruar pas Uruguajit, por edhe sekretin se pse zgjodhi pikërisht numrin “17” në fanellë.
“Kam qenë gjithmonë i sigurt për vendimet e mia. Do të luaj me dëshirën më të madhe, duke u përpjekur që edhe të realizoj sa më shumë gola. Natyrisht, do të më gëzonte edhe fakti që të jepja pasime për shokët.
Kam mësuar shumë gjërat në lidhje me uruguajianët, duke qenë se Atletico për shumë vite isha shok skuadra me Godin, që është edhe nuni i vajzës time. Me Suarezin do të shoh se si do të jetë raporti në fushë.
Numri 17? Numri “7” e ka një pronar dhe zgjedhja e familjes time ishte 17.
E kam jetuar gjithçka me shumë stres, por jam i sigurt se gruaja dhe miqtë e mi nuk e kanë vënë re të unë, pasi e fsheha mirë.
Do të jetë ëndërr për mua të zbres në fushë me ata futbollistë që kam admiruar nga tv kur luaja te Atletico Madrid. E dashuroj Coutinhon, Arthur ka vizion dhe Malcom mund të bëjë diferencën”.