Është publikuar dokumentari i realizuar nga Soccer Aid për UNICEF-in në Kosovë. Pjesë e këtij projekti është edhe artistja shqiptare me famë botërore, njëherësh ambasadore e kësaj organizate, Rita Ora.
Dokumentari është realizuar gjatë vizitës së fundit të Ritës në Kosovë, e cila u realizua në muajin prill. Ajo vizitoi disa qendra fëmijësh dhe të rinjsh, si dhe një nga lagjet më të varfra në qytetin e Ferizajt.