Aktualitet

Prezantohet Hazard, fantazisti mezi mban emocionet







               Publikuar në : 20:15 - 13/06/19 |
mapo.al

Prezantimi i Eden Hazard te Real Madridi sapo ka mbaruar. Futbollisti tha fjalët e tij të para, pasi foli edhe Florentino Perez, presidenti i “galaktikëve”, që i uroi mirëseardhjen.


Perez: “Tashmë ëndrra jote u bë realitet. Je futbollist i Real Madridit dhe je pjesë e këtij stadiumi, shtëpia jote e re. Kjo është ëndrra jote! Futbolli yt është special dhe i ndryshëm nga të tjerat. Mirë se erdhe te Real Madrid, mirë se erdhe në shtëpinë e re”.

Hazard: “Flas frëngjisht sepse spanjishtja ime nuk është e mirë, por faleminderit president. Faleminderit familjes time dhe babait, por edhe atyre që nuk patën mundësi të vinin. Kam shumë dëshirë që të luaj dhe të fitoj shumë tituj me këtë fanellë. Siç e tha presidenti, ishte ëndrra ime të luaja këtu dhe tani që jam këtu mund të them vetëm faleminderit”.

Lexo edhe: 

Në prezantimin e Hazard, tifozët nuk përmbahen: Duam Mbapenë

Lexo edhe: 

Video/ Eden Hazard shënon golin e parë me Real Madridin

Lexo edhe: 

Prapaskenat/ “Nuk jam galaktitk”, Hazard hap zemrën si madrilen

Lexo edhe: 

Hazard në Madrid/ Bale e injoron, tifozët e masakrojnë

 

 

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas