Aktualitet

Prezantuan albumin ZanIN, Veliaj uron Elhaida Dani e ikonën e muzikës italiane














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:22 - 23/09/21 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në zyrën e tij këngëtaren Elhaida Dani, së bashku me ikonën e muzikës italiane Riccardo Cocciante. Veliaj ka uruar arristen e mirënjohur shqiptare për albumin më të ri në treg ZanIN, të cilin këngëtarja Dani sapo e lançoi së bashku me të madhin Cocciante.






“Faleminderit Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani për surprizën e mrekullueshme! Shumë urime për ZanIN tënd. I sigurt se do të jetë një sukses, si çdo punë e jotja!” – shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku.


Këngëtarja shqiptare e cila njihet si fituese e “The Voice of Italy” në vitin 2013 dhe përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision” në vitin 2015, ka publikuar albumin e saj më të ri muzikor ”ZanIN” i cili përfshin pesë këngë: “Jam Betu”, “Amore”, “Kënga Jonë”, “Hajmali” dhe kënga me të njëjtin titull si albumi, “ZanIN”. Secila këngë është publikuar edhe me videoklip.

Lexo edhe :  Veliaj dhe arkitekti me famë botërore Winy Mass inspektojnë punimet e Piramidës






5






Etiketa: , ,

Pas