Aktualitet

Prifti sadist tenton të mbysë foshnjen gjatë pagëzimit (VIDEO)






               Publikuar në : 19:18 - 13/08/19 |
mapo.al

Një prift është pezulluar për një vit nga detyra pasi në rrjet u shfaq një video e dhunshme e tij duke zhytur një fëmijë gjatë një rituali pagëzimi ‘sadist’.


Pamjet shqetësuese tregojnë se prifti rus Fotiy Necheporenko e fut me forcë djalin e zhveshur 1-vjeçar në ujë, ndërsa fëmija ulërin me të madhe.



Fëmija i frikësuar u gërvisht dhe u plagos në qafë dhe shpatull gjatë pagëzimit të tij në një kishë në Gatchina, afër Shën Peterburgut.

E tmerruar, nëna e foshnjes Anastasia Alexeeva, 24 vjeçe, u përpoq të ndërhynte për të rrëmbyer fëmijën e saj nga duart e klerikut anormal.

Por, prifti 55-vjeçar nuk pranoi dhe në “përleshje” e sipër, shamia e saj për pak mori zjarr në një qiri.

Nëna e re thotë se tani djali i saj ka ‘frikë nga gjithçka’ sidomos nga uji.

‘The daily mail’


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas