Po zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Speciale, për të ndaluarit nga hetimet e SPAK mbi aferat në Gjykatën e Krujës. Dihet se nga këto përgjime u zbulua edhe një rast korruptiv në QSUT, ku mjeku Edvin Prifti, kërkonte para për një operacion.
Pozitat e mjekur të njohur u renduan kur policia i gjeti në banesë mbi 250 mijë euro e 160 milionë lekë.
Në dëshminë e tij sot në seancë, mësohet se mjeku ka thënë se ai nuk ka fshehur asgjë. Paratë, i ka fituar nga puna e tij pasi angazhohet edhe në spitalet private.
Edvin Prifti është nga mjekët më të mirë në vend, dhe kardiokirurgu më i paguar.
Ai ka mbaruar me medalje ari në Itali, dhe këtë e ka përmendur edhe para gjykatës.
Masa fillestare që u mor ndaj tij ishte pezullim nga detyra, mirëpo Prokuroria më pas kërkoi arrest me burg, duke i shtuar akuzën e pastrimit të parave.
Avokati i priftit u shpreh se ky është një krim hipotetik, për të cilin nuk ka asnjë provë. Po ashtu, ai ka thënë se 220 mijë euro mjeku i ka fituar nga çmime nderkombetare, çka mund te vërtetohet lehtësisht ne google.
Teksa seanca zhvillohet, Kryeministri Edi Rama ka komentuar në një takim elektoral, ku është shprehur se arrestimi i mjekut është një lajm shumë i mirë.
Duhet thënë se shefi i kardiokirurgjisë, Prifti, ka mbajtur qendrime kritike në publik ndaj qeverisë lidhur me menaxhimin e pandemisë në vend.