Aktualitet

Prill 2017, kur Rama kërkonte votën për Metën president














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:10 - 09/06/21 |
mapo.al

“Sot votojmë presidentin e ri, i cili është më me PD, pa qenë i PD. As PD nuk e gjente dot. Do shkojmë ta votojmë se dhe duke votuar presidentin për llogari të PD, do ta votojmë ne”.






Kështu shprehej Edi Rama më 28 prill 2017 kur në raundin e 4-t të zgjedhjes së Presidentit ai dhe partia e tij propozuan Ilir Metën si presidentin e ri të vendit.


Ndërkohë që votimi mbahej në Kuvend, situata politike ishte më e pafavorshme se kurrë, pasi opozita prej javësh ishte në çadrën e Republikës së re në Bulevard dhe kërcënonte me mospjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të atij viti, ndërsa aleanca qeverisëse e PS-së me partinë e Metës po shkërmoqej.





Propozimi si kandidat për President për Ilir Metën erdhi nga Kryesia e LSI-së, që gjeti më pas miratim unanim dhe Partia Socialiste.

Lexo edhe :  Çelja e aerodromit të Gjirokastrës, Rama: Një hapësirë më shumë për turizmin


Gramoz Ruçi dhe Luan Rama, kryetarë të grupeve parlamentare të PS dhe LSI një ditë para votimit urdhëruan të gjithë deputetët që të anulojnë vizitat jashtë vendit që të ishin prezent në Kuvend për votimin e raundit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri.



Sipas Kushtetutës, për raundin e katërt mjaftonin 71 vota për zgjedhjen e Presidentit, por Meta mori votën e 87 deputetëve nga 89 deputetë të pranishëm në seancën parlamentare. 2 deputetë votuan kundër.

LEXO EDHE:

Kuvendi shkarkon Presidentin Ilir Meta

10


Etiketa: , , ,

Pas