Aktualitet

FOTO+VIDEO/ Princ Andrew “kapet mat” në rezidencën e Jeffrey Esptein






               Publikuar në : 17:27 - 18/08/19 |
mapo.al

Princi Andrew, ish-duka i Yorkut bëhet sërish objekt bisede lidhur me akuzat se ka kryer marrëdhënie intime me një 15-vjeçare e kontraktuar si skllave seksi nga bankieri amerikan Jeffrey Esptein, i cili u gjet i vrarë në qelinë e burgut fundjavën e kaluar.

Në një video të publikuar nga “Daily Mail”, Princi Andrew shfaqet pas derës, teksa përshëndetet përzemërsisht me një vajzë që largohet nga shtëpia luksoze e Jeffrey Epstein në Manhatan.

Princi për një moment hedh vështrimin përreth, për t’u siguruar që nuk po e sheh njeri.

Video e publikuar do ta shtojë presionin ndaj 59-vjeçarit, pjesëtar të familjes mbretërore, edhe pse Mbretëresha Elizabeta II shfaqi hapur mbështetjen për të birin.



Etiketa: ,

Pas