Aktualitet

Princ Harry dhe Dukesha Meghan largohen nga familja mbretërore britanike




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:14 - 09/01/20 |
mapo.al

Duka dhe Dukesha e Susex-it bënë një njoftim që e zuri në befasi familjen mbretërore britanike: Meghan dhe Harry deklaruan se do të heqin dorë prej saj dhe nga të qënit “rang i lartë mbretëror“; ata do të punojnë për t’u bërë financiarisht të pavarur, dhe kanë në plan që kohën e tyre ta ndajnë mes Anglisë dhe Amerikës.


Asnjë pjesëtar tjetër i familjes, përfshirë vetë mbretëreshën dhe princin William, nuk kanë qenë në dijeni të këtij vendimi.


Mësohet se lajmi ka shkaktuar shumë dhimbje në radhët e familjes mbretërore.



Në muajin tetor, çifti i tregoi publikisht vështirësitë e veta për t’i bërë ballë vëmendjes së shtuar mediatike, e kjo lëvizje e papritur mund të ketë qenë dhe pasojë e një situatë të tillë, e cila rëndoi sidomos mbi Meghanin. Të dy ata sqaruan se “kishin arritur në këtë përfundim pas muajsh të tërë reflektimi dhe diskutimesh mes tyre”.


Reagimet kanë vërshuar nga çdo anë, por më e forta prej tyre ishte deklarata e moderatorit të njohur Piers Morgan, i cili e shënjestroi Meghan duke thënë se “ajo braktisi familjen e saj, braktisi të atin, hoqi dorë nga shumica e miqve të vet, e ndau Harry-n nga William-i, dhe tani, e ndau edhe nga familja mbretërore“.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas