Aktualitet

Princ William dhe Kate Middleton janë tashmë Youtuber














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:38 - 06/05/21 |
mapo.al

Princi William dhe Dukesha e Cambridge-it, Kate Middleton, e sollën monarkinë në YouTube. Çifti ka tashmë një kanal, ku publikuan edhe një video 25 sekonda me titull “Mirë se vini në kanalin tonë zyrtar në YouTube!”, e cila tregon disa nga aktivitetet filantropike.






Mjaftuan vetëm 25 sekonda që videoja e tyre të ishte #1 në Trending.


“Meqë ra fjala, duhet të jesh e kujdesshme për çfarë thua sepse po filmojnë gjithçka,” i thotë William bashkëshortes. “E di!” përgjigjet Kate duke qeshur.







Në video shfaqen edhe disa momente të shkurtra të mbretëreshës Elizabeth II, fëmijëve të William dhe Kate, princi George, princesha Charlotte dhe princi Louis.



Në komentet e videos, njerëzit vlerësojnë faktin që William dhe Kate po përpiqen të modernizojnë familjen. “Mbreti dhe mbretëresha e ardhshme janë Youtubers. Sa bukur të shohësh modernizimin e vazhdueshëm të familjes mbretërore. Vazhdoni kështu,” shkruan dikush.



“Seriozisht, kjo është me të vërtetë interesante,” lexohet në një tjetër koment.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas