Prince Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër për herë të parë muajin e kaluar. Meghan solli në jetë një djalë të cilin vendosën ta quanin Archie Harrison. E teksa nuk pritej që portreti i tij të bëhej publik, çifti mbretëror ka vendosur t’i nxjerrë një foto në faqen zyrtare të tyre në “Instagram”, ku ndiqen nga 8. 5 milionë njerëz, në kuadër të Ditës së Babait.
I porsalinduri shihet në foton me ngjyrë të errët duke mbajtur në dorë gishtin e të atit. Kujtojmë se Archie është futur në historinë e monarkisë britanike si i pari që gëzon gjak afro-amerikan.
https://www.instagram.com/p/ByxRc1hlo6Y/