Aktualitet

Princi Charles shërohet nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:42 - 30/03/20 |
mapo.al

Princi Charles ja ka dalë me sukses në betejën me koronavirusin. Mediat ndërkombëtare raportojnë se princi 71-vjeçar i konfirmuar i infektuar me COVID-19 kishte simptoma të lehta të koronavirusit dhe tashmë po qëndron së bashku me bashkëshorten Camilla, e cili kishte dalë negative në teste.


“Pas konsultës me mjekun e vet, princi i Uellsit tashmë ka dalë nga vetizolimi”, ka thënë zëdhënësi i princit.


Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 19 mijë raste të infektimeve dhe 1228 njerëz kanë vdekur.




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas