fbpx

ShowBizz

Prind i dashuruar, Mozzik i dedikon këngë vajzës





               Publikuar në : 22:15 - 28/02/19 |
mapo.alm

Në muajin dhjetor të 2018-ës, Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë të një vajze, të cilën e quajtën Hana. Prej asaj kohe, si Mozzik dhe Loredana kanë publikuar shumë foto me bijën e tyre, ku madje edhe i kanë hapur një faqe në Instagram, që ka arritur shumë ndjekës.


Por pak më parë, Mozzik ka zbuluar se do i bëjë dhuratën më speciale vajzës, një këngë që i dedikohet plotësisht asaj.



Këtë Mozzik e ka zbuluar pasi një fans i ka dërguar një mesazh në Instastory ku i ka thënë që të bëjë një këngë për Hanën e vogël dhe Mozzik i është përgjigjur se e ka gati. “E kom kryer para një jave, në album është kënga”, ka shkruar ai përbri bisedës që ka publikuar në Instastory.



Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas