fbpx

Kronika

Prind i një vajze, musliman dhe me gruan të mbuluar, kush është gardisti Alket Arapaj





               Publikuar në : 09:24 - 12/02/19 |
mapo.al

Mëngjesin e sotëm, gardisti Alket Arapaj vrau gruan e tij me armën e shërbimit. Ka qenë ora 6 e mëngjesit kur fqinjët në Allias dëgjuan krisma dhe lajmëruan Policinë. Alket Arapaj kishte qëlluar 3 herë në drejtim të gruas Ervilma Seferi 36-vjeç. Arapaj punonte prej 15 vitesh në Gardën e Republikës.


Ai ishte besimtar musliman, madje edhe gruaja e tij mbante shami.



Alket Arapaj

Alket Arapaj dhe Ervilma Seferi ishin prindër të një vajze të vogël. Në rrjetet sociale gardisti nxirrte shpesh foto me vajzën dhe me gruan.

Mbeten ende mister arsyjet që çuan gardistin të vriste gruan. Fqinjët në Allias shprehen se nuk i kanë dëgjuar të kenë konflikte çiftin.

Dyshimet e para të Policisë janë që gardisti të ketë vrarë gruan për shkak të xhelozisë.

Banesa e Alket Arapajt

Vazhdojnë tragjeditë me protagonistë gardistët: Vret gruan, arrestohet


Etiketa: , , , , ,

Pas