Loredana Zefi u vendos një muaj më parë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të akuzave publike të një çifti zviceran, të cilët pretendonin se reperja i kishte zhvatur mbi 700 mijë franga.
Mirëpo, 23-vjeçarja dhe i shoqi duket se nuk shqetësohen aspak nga fakti se po hetohet në lidhje me këto akuza. Mbrëmjen e kaluar, Mozzik publikoi një fotografi të vogëlushes së tyre teksa i pikasej në njërën dorë një orë e markës Rolex, që kushton mijëra dollarë.
A janë realisht kaq të majme shumat që përftojnë të dy artistët nga muzika? Kjo gjë nuk dihet, ndonëse Loredana dhe Mozzik kanë insistuar gjithnjë se të ardhurat i kanë vetëm falë punës së tyre.