Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Prindërimi pa frikën e paragjykimit!

by us er1
03/12/2022
in Aktualitet
0

Edona Bilali

Kështu duket një ditë nga përditshmëria ime e re: shkresa, <pak kohë me bebin>, takime, <pak kohë me bebin>, takime të tjera dhe pompë në zyrë kur angazhimet zgjasin më shumë se disa orë.



Vendimin për t’u rikthyer në punë e mora pothuajse menjëherë pas lindjes dhe duke u bazuar në shumë faktorë.

Fillimisht dhe më e rëndësishmja, pata mbështetjen e të gjithë familjes pa të cilën rikthimi do të kishte qenë i pamundur. Gjithashtu, pata mbështetjen maksimale nga i gjithë aparati i Këshillit të Ministrave (ashtu sikurse përgjatë gjithë shtatzanisë) për të marrë kohën e nevojshme. Ky sistem mbështetjeje më krijoi lirinë e nevojshme për të vendosur që të kthehesha në punë.

Por prapë nuk është e lehtë!

Ndryshimi që pëson çdo vajzë apo grua kur bëhet nënë është thelbësor. Balancat hormonale, mungesa e gjumit, por edhe botëkuptimi, prioritetet dhe marrëdhëniet njerëzore ndryshojnë. Bota e çdo nëne nga marrja e këtij statusi rrotullohet rreth fëmijës. E gjen veten duke menduar, duke thënë e duke bërë gjëra që nuk mendon se e kishe aftësinë. Unë lexova libra e blogje, pashë video, pata ndarje përvojash dhe sërish mund të them që isha komplet e papërgatitur për nivelin e transformimit, fizik dhe emocional.

Në çdo rast, zgjidhni sipas mënyrës tuaj!

Nuk kam asnjë dallim nga shumë gra e vajza të tjera, qofshin të punësuara ose jo, në sektor privat apo publik që përballen me stigmën e të përjetuarit të dhuratës më të bukur me frikën e paragjykimit. Pak flitet për sfidat e mëmësisë, por shumë flitet në “këpucët e tjetrit” duke gjykuar një stil prindërimi apo një tjetër. Por prindërimi nuk ka formulë dhe është gjithsesi i vështirë në vetvete! Prandaj, çdo vendim duhet respektuar si ai për mamatë që i dedikohen plotësisht fëmijëve të tyre, ashtu edhe ato që rikthehen në punë, për ato që bëjnë lindje natyrale apo për ato me çezarian, për ato që ushqejnë fëmijët me qumësht natyral apo me formulë.

Ne, TË GJITHË pa përjashtim duhet të bëjmë më shumë për t’i mbështetur vajzat e gratë në të gjithë rrugëtimin e tyre nga shtatzania deri në rritjen e fëmijëve. Sepse fëmijët i japin kuptim jetës! Çdo prind kur pyetet për sakrificat që po bën, ka vetëm fëmijët si përgjigje. Fëmijët e bëjnë botën më të mirë e na bëjnë edhe ne prindërve më të mirë!

Përqafime të gjithë prindërve! 🙂

Kurajo, sidomos atyre që janë bërë prindër rishtazi dhe që përballen me sfida të reja çdo ditë! Bëni më të mirën për fëmijët tuaj pa frikën e paragjykimeve!

Tags: Edona Bilali

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
Game Over

"Nëse kërkon përballje, ne gati jemi", Berisha ‘paralajmëron’ Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In