Dalin detaje të reja nga 17-vjeçarja Brisilda Gjikolaj, vajza e cila mbeti e vrarë nga një atentat mbrëmjen e kaluar në Laprakë, ndërkohë që i dashuri i saj u plagos me një plumb në shpatull.
Burime për FaxWeb, bëjnë të ditur se ajo ka lindur në Kurbnesh të Mirditës. Prindërit e 17-vjeçares para disa vitesh janë divorcuar. Mamaja e saj jeton në Itali, ndërkohë që i ati banon ende në Kurbnesh.
Dy fëmijët, vajza dhe djali që ëshët pak më i vogël banojnë në Tiranë. Këtë vjeshtë, brenda dy muajve, dy fëmijëve u kanë vdekur gjyshërit që banonin në Kurbnesh.
Kujtojmë se Gjikolaj u qëllua me një plumb në kokë, ndërsa Bengo, i dashuri i saj mori një plumb në shpinë. Edhe pse i plagosur ai i ka dhënë makinës deri në spitalin e Traumës, po përpjekjet për të shpëtuar të dashurën e tij kanë qenë të dështuara.
Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit (më shumë se katër), ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.
Mesazhi tronditës i vëllait të adoleshentes së vrarë: Ishe bota për mua