Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Prindërit shesin fëmijët, një shenjë e gjendjes dëshpëruese në Afganistan

by mapo.al
01/01/2022
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Në mesin e kasolleve me tulla balte në Afganistanin perëndimor, ku po strehohen njerëz të zhvendosur nga thatësira dhe lufta, një grua po lufton për të shpëtuar vajzën e saj.

Aziz Gul e shiti vajzën 10-vjeçare të martohej pa i treguar bashkëshortes së tij, duke marrë një paradhënie që të mund të ushqente familjen e tij me pesë fëmijë. Përndryshe, i tha ai më vonë bashkëshortes së tij, të gjithë do të vdisnim nga uria. Ai duhej të sakrifikonte një anëtar të familjes për të shpëtuar të tjerët.

Një numër në rritje i njerëzve të varfër të Afganistanit po marrin vendime të tilla dëshpëruese, ndërsa vendi i tyre po rrëshqet në një vorbull varfërie.

Organizimi i martesave për vajza shumë të reja është i zakonshëm në rajon. Familja e dhëndrit paguan para për të nënshkruar marrëveshjen dhe fëmija zakonisht qëndron me prindërit e saj derisa të bëhet, të paktën, rreth 15 vjeç.

Megjithatë, meqenëse shumë prej tyre nuk mund të përballojnë as ushqimin bazë, disa thonë se do t’i lejonin dhëndrit e ardhshëm të merrnin vajzat e tyre në moshë shumë të vogël, madje ata po përpiqen të shesin edhe djemtë e tyre.

Zonja Gul, në mënyrë të pazakontë në këtë shoqëri thellësisht patriarkale, të dominuar nga meshkujt, po reziston. E martuar vetë në moshën 15-vjeçare, ajo thotë se do të vrasë veten nëse i merret vajza e saj, Qandi Gul.

Kur burri më tha se e kishte shitur Qandi-n, “zemra ime pushoi së rrahuri. Doja të vdisja në atë moment, por ndoshta Zoti nuk dëshiroi që unë të vdisja”, thotë zonja Gul, me Qandi-n që ishte pranë saj duke shikuar me turp nga poshtë nën shaminë e saj bojë qielli.

Burri i saj i tha se ai shiti një anëtar familje për të shpëtuar të tjerët, duke thënë se përndryshe të gjithë do të kishin vdekur.

Zonja Gul mblodhi vëllanë e saj dhe pleqtë e fshatit dhe me ndihmën e tyre siguroi një “divorc” për vajzën e saj, Qandi-n, me kusht që ajo të paguante rreth 1,000 dollarë që mori burri i saj. Ajo nuk i ka këto para.

Burri i saj iku, ndoshta nga frika se zonja Gul mund ta denonconte atë tek autoritetet.

Qeveria talebane kohët e fundit ndaloi martesat e detyruara.

Zonja Gul thotë se nuk është e sigurt se për sa kohë mund të shmangë familjen e dhëndrit të mundshëm, një burrë rreth 21 vjeç.

Në një pjesë tjetër të kampit, babai i katër fëmijëve Hamid Abdullah po shiste gjithashtu vajzat e tij të vogla në martesa të rregulluara, për shkak të nevojës për para për të trajtuar gruan e tij me sëmundje kronike, shtatzënë me fëmijën e tyre të pestë.

Ai nuk mund të shlyejë huanë që mori për të financuar trajtimet e gruas së tij. Kështu që, tre vjet më parë, ai mori një paradhënie për vajzën e tij të madhe, Hoshran-in, tani 7 vjeç, në një martesë të rregulluar me një djal tani 18-vjeçar.

Familja që bleu Hoshranin po pret derisa ajo të rritet para se të paguajë shumën e plotë dhe ta marrë atë. Por, Abdullahut i duhen paratë tani, kështu që ai po përpiqet të rregullojë një martesë për vajzën e tij të dytë, Nazia-n 6-vjeçare, për rreth 200-300 dollarë amerikanë.

“Nuk kemi ushqim për të ngrënë”, thotë ai.Dhe ai nuk mund të paguajë mjekun e gruas së tij.

Ekonomia e Afganistanit e varur nga ndihmat nga jashtë ishte tashmë në rrëmujë kur talebanët morën pushtetin në mes të gushtit pas një tërheqje kaotike të trupave amerikane dhe atyre të NATO-s.

Komuniteti ndërkombëtar ngriu pasuritë e Afganistanit jashtë vendit dhe ndërpreu fondet, duke mos dashur të punonte me një qeveri talebane, e cila kishte reputacion për brutalitet gjatë sundimit të mëparshëm 20 vjet më parë.

Pasojat kanë qenë shkatërruese për një vend të goditur nga lufta, thatësira dhe pandemia e koronavirusit.

Punonjësit e shtetit nuk janë paguar prej muajsh. Kequshqyerja kërcënon personat më të rrezikuar dhe organizatat humanitare thonë se më shumë se gjysma e popullsisë përballet me mungesa akute ushqimore.

“Situata po përkeqësohet në këtë vend, dhe veçanërisht fëmijët po vuajnë”, thotë Asuntha Charles, drejtoreshë e organizatës humanitare World Vision në Afganistan, e cila drejton një klinikë shëndetësore për personat e zhvendosur pranë qytetit perëndimor të Heratit.

“Sot më dhëmb zemra kur shoh se familjet janë të gatshme të shesin fëmijët e tyre për të ushqyer anëtarët e tjerë të familjes”, shtoi ajo.

Blerja e djemve besohet të jetë më pak e zakonshme se sa ajo e vajzave dhe kur ndodh, duket se janë rastet e familjeve pa djem që blejnë foshnja.

Dëshpërimi i miliona njerëzve është i qartë pasi gjithnjë e më shumë njerëz përballen me urinë, dhe rreth 3.2 milionë fëmijë nën 5 vjeç përballen me kequshqyerje akute, thuhet në një raport të OKB-së.

Zonja Charles i bëri thirrje “komunitetit humanitar të ngrihet dhe të mbështesë popullin e Afganistanit”, me fonde për të cilat vendi ka shumë nevojë./AP

JU SUGJEROJME

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
Bota

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike

21/05/2022
Dy të rinjtë bien nga lartësia, dërgohen në spital me urgjencë
Aktualitet

Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë

21/05/2022
U tallën me Erdogan pas infektimit, disa të arrestuar në Turqi
Bota

Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden

21/05/2022
Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari
Aktualitet

Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari

21/05/2022
Next Post
Brenda 20 prej restoranteve më të mirë në botë

Brenda 20 prej restoranteve më të mirë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)
  • Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
  • Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë
  • Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden
  • Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In