Kryesore

“Prishi konsensusin me 1500 policë”- Meta: Rama rriti borxhin, po nuk i çoi paratë për pandeminë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:32 - 23/11/20 |
mapo.al

Kreu i shtetit u shpreh sonte në ABC, se qeveria e rriti me 18 përqind borxhin, por nuk i çoi paratë për pandeminë, as në sektorin shëndetësor, as për të zbutur pasojat ekonomike të saj.



Sipas tij, qeveria duhej të kishte kërkuar konsensus të gjërë për të patur sukses në përballimin e situatës.


Meta u shpreh se e ngarkon me përgjegjësi qeverinë, për menaxhimin e kësaj gjendje.




Presidenti tha se qendrimi fyes, e ofendues ndaj specialistëve dhe mjekëve nuk ndihmon aspak.



Ilir Meta tha se që në vitin 2015 e ka parë tendencën e rrezikshme të koncensioneve, dhe për këtë ai ka ndërmarrë në atë kohë një nisëm ligjor.


Shkalla e abuzimit, me këto skema, tha Meta, është shumë e lartë.

Kreu i shtetit, u shpreh se me kërkesën e Ramës, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku të ishte edhe Opozita, për të përballuar trysninë e madhe që u krijua në shkurt, duke parë se çfarë po ndodhte në Itali.

Lexo edhe :  Presidenti Meta pret në takim Nuncin Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi

Meta tha se kur e pa se klima po ngrohej dhe se pandemia po zbutej, Edi Rama futi 1500 policë për të prishur teatrin dhe ku me këtë rast, prishi edhe konsensusin që u krijua për të punuar edhe për tema të tjera e fusha të tjera, si ajo e reformës zgjedhore.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas