Në orën 17:00, Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit ka lajmëruar një protestë pranë vendit ku 3 ditë më parë u prish Teatri Kombëtar.
Regjisori Edmond Budina u bëri apel shqiptarëve mëngjesin e sotëm, që të reveltohen ndaj këtij sistemi, ndryshe zëri i tyre nuk do të dëgjohet kurrë.
Në protestë pritet të marrë pjesë edhe opozita, ku Partia Demokratike dhe LSI kanë lajmëruar se do mbështesin artistët.
Protesta pritet të shoqërohet edhe me masa të forta nga policia. Në gatishmëri do të jetë policia e rendit, FNSH dhe RENEA.
Artistët kanë lajmëruar se nuk janë për protesta të dhunshme, madje edhe një person që hodhi shashka në protestën e së hënës, u largua nga qytetarët.