Saturday, May 14, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ndërtimet pa leje, paralajmërimi i Ramës: Prishini vetë, ose javën tjetër…

by mapo.al
01/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje që të marrin masa tani, duke filluar t’i prishin vetë ndërtimet. Nga Shëngjini, ku Rama njoftoi nisjen e aksionit për pastrimin e bregdetit nga informaliteti, kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Kreu i qeverisë kujtoi Kodin Penal, duke thënë se nga inxhinieri tek punëtori i thjeshtë të gjithë janë pjesë e zinxhirit të fajësisë. Ai kërkoi nga qytetarët që të shembin vetë objektet e ndërtuara pa leje si dhe të pastrojnë inertet përpara se të nisë operacioni i Policisë së Shtetit dhe IKMT “Bregdeti Ynë”, duke theksuar se në të kundërt pasojat për shkelësit do të jenë të mëdha.

“Apeli për shkelësit është i thjeshtë: Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit “Bregdeti Ynë”, do të jetë shumë vonë për ju“, u shpreh Rama.

“Javën e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të nisin operacionin “Bregdeti Ynë”, për të fshirë nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje, duke nisur me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës, që me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit). Pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit“, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai vijoi: “Është një punë që po zhvillohet me ministrinë e Brendshme, edhe për një arsye tjetër. Operacioni fillon të hënën e ardhshme dhe unë dua që t’ja përcjell këtë mesazh atyre që e dinë vetë që janë në kushtet e shkeljes së rëndë e ligjit. Të lexojnë kodin penal, të marrin masa tani, sepse nga e hëna do të jetë vonë për tju shmangur përballje deri në fund me ligjin. Të lexojnë Kodin Penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet flagranca dhe në momentin kur duhet të ballafaqohen. Të fillojnë t’i prishin vetë, kjo është për t’ju lehtësuar atë që pason.

Unë dua ta bëj të qartë për të gjithë, nga inxhinieri deri tek punëtori më i fundit, me Kodin e ri Penal janë pjesë e zinxhirit të fajësisë. Nuk mund të thuash që unë jam punëtor dhe më morën nuk di ça bëj, sepse është njësoj të thuash që unë jam punëtor, më morën për të transportuar miell, por kishte kokainë.

E treta është që kjo është pasuria më e madhe që zoti i ka dhënë këtij vendi. Ne nuk mund të lëmë që për arsye të situatave të komplikuara, të bubërrojë përsëri nën vështrimin e disa personave, edhe të policisë të fillojë aktiviteti i paligjshëm. Është e pamundur. SHÇBA do t’i shkojë deri në fund, por edhe policia duhet të jetë e informuar se njësoj si lufta kundër krimit, edhe kjo ka një përgjegjësi“, tha ndër të tjera Rama.

KUSH NDËRTON PA LEJE, PASTRON
Sipas ligjit, Rama u shpreh se ata qe kanë ndërtuar pa leje edhe duhet të pastrojnë. “Unë i jap sot një mesazh të gjithë cënuesve të kësaj pasurie. Tërhiquni tani, përfitoni nga këto ditë për të hequr tani ato që keni bërë. Ligji detyron ata që ndërtojnë pa leje edhe të pastrojnë. Kjo gjë shpesh herë është lënë pas dore. Ne nuk do t’i lëmë grumbullimet, por kush nuk do t’i pastrojë vetë, do të paguajë rëndë”, tha Rama.

DO NISE EDHE PASTRIMI NGA NDERTIMET PA LEJE NË RRUGËT NACIONALE
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se paralelisht me aksionin për pastrimin e bregdetit do të nisë edhe pastrimi nga ndërtimet pa leje në akset nacionale.

“Paralelisht kemi filluar punën për evidentimin e ndërtimeve pa leje që janë bërë në akset rrugore. Është bërë një evidentim i plotë, kemi listën në mënyrë që të fillojmë pastrimin e rrugëve nacionale nga ndërtimet e paligjshme”.

Tags: Edi RamaIKMTndërtimet pa lejeShëngjinVideo

JU SUGJEROJME

Gruaja në Vlorë gjen kocka njeriu brenda grumbullit të dheut
Aktualitet

Atentat në Lezhë, qëllohet me armë drejt një makine

14/05/2022
Atletët ukrainas stërviten në Shqipëri
Aktualitet

Atletët ukrainas stërviten në Shqipëri

14/05/2022
Berisha zbulon planin e Komisionit të Rithemelimit, ja kush do ta drejtojë PD-në
Kryesore

Berisha sulmon Ramën: Ku do shkojmë, drejt Beogradit apo Stambollit?

14/05/2022
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të rëndë
Kronikë

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të rëndë

14/05/2022
Next Post
Zgjedhjet në PD- Basha në Lushnje: Asnjë bashkëpunimin me atë që vodhi shpresën

Zgjedhjet në PD- Basha në Lushnje: Asnjë bashkëpunimin me atë që vodhi shpresën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Atentat në Lezhë, qëllohet me armë drejt një makine
  • Atletët ukrainas stërviten në Shqipëri
  • Berisha sulmon Ramën: Ku do shkojmë, drejt Beogradit apo Stambollit?
  • Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të rëndë
  • Xhaçka pas takimit me Kulebën në Berlin: Ukraina e meriton të anëtarësohet në BE

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In