Aktualitet

Prishtinë/ Balla takon Hotin: Pëshëndesim kërkesat e eurodeputetëve të PE për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë brenda 2020





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:50 - 21/07/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas takimit që zhvilloi me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.


Përmes një postimi në Twitter Balla shpreh mirënjohjen për kryeministrin Hoti dhe deklaron se Shqipëria dhe Kosova përshëndesin kërkesat e eurodeputetëve nga grupet kryesore politike të Parlamentit Europian të cilët i kanë kërkuar Presidencës gjermane të miratojë brënda vitit 2020 liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.


Postimi i plotë i Taulant Ballës:


Mirënjohës për takimin me kryeministrin Avdullah Hoti. Ne të dy i mirëpresim dhe përshëndesim kërkesat e eurodeputetëve nga grupet kryesore politike të Parlamentit Europian, Progresistet, Partia Popullore Evropian, Rinovo Evropën dhe të tjerët duke i kërkuar Presidencës gjermane të miratojë brënda vitit 2020 liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas