Si pasojë e turbulencave të shumta 20-25 minuta para uljes, 10 persona janë lënduar teksa udhëtonin me avionin Boeing të kompanisë AKL Airlanes, që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel. Incidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit në Basel, Vivienne Gaskell. Ajo tha se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë eshte ulur në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit, pa dhënë sqarime të mëtejshme se çfarë ka ndodhur apo cili ka qenë shkaku i lëndimit të pasagjerëve.
Pasagjerët që kanë qenë të pranishëm në momentin e aksidentit kanë thënë për të përditshmen gjermane, 20 minute, për minutat e tmerrit siç ata i quajnë.
“Isha e bindur, tani do të bie. Thoja kam frikë se do të vdes”, është rrëfyer pasagjerja nga Kosova Mirjeta Basha.
Bashkëshorti i saj, me të cilin kishte vizituar të afërmit në Prishtinë, deklaron se në aeroplan u krijua situatë kaotike.