Aktualitet

Prishtinë-Menaxhon 50 milionë euro në vit, arrestohet kreu u AZHB














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 24/02/21 |
mapo.al

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë.





Nga ky aksion është arrestuar kryeshefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha.


Nuha është emëruar në këtë post në shkurt të vitit 2020.




Lajmin për bastistjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.


Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.


“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë zëdhënësi.

Dyshimet mendohet se kanë të bëjnë me korrupsion, pasi kjo agjensi menaxhon 50 milionë euro në vit.

 

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas