Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një vizitë dy ditore në Prishtinë, duke u takuar me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Kosovë. Një ndër takimet që ka zhvilluar sot kryedemokrati ka qëne edhe takimi me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.
Vjosa Osmani është shprehur se Basha dhe PD janë zë i çmuar kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh. Sipas saj çdokush duhet të marrë shembullin e Bashës dhe të flasë me zë po kaq të qartë në Shqipëri.
Mesazhe nga fjala e Kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani
Vjosa Osmani: Kënaqësi të pres zotin Basha në shtëpinë e tij të dytë në Prishtinë. Patëm një diskutim të mirë për sukseset që kemi arritur në të kaluarën dhe si mund ta rrisim bashkëpunimin tani.
Vjosa Osmani: Është e nevojshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë veprimet e tyre në shumë aspekte. Ka shumë hapësirë ku mund të përmirësojmë raportet tona biletarale, veçanërisht në aspektin ndërkombëtar.
Vjosa Osmani: Një bashkërendim në politikën e jashtme mes Kosovës dhe Shqipërisë ka patur gjithnjë sukses, kur ai ka qenë i sinqertë dhe ka qenë në linjë të plotë me interesin e shtetit dhe qytetarëve tanë.
Vjosa Osmani: Falenderova zotin Basha për zërin e çmuar tijin dhe të PD kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh. Është tejet e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë më zë po kaq të qartë sa të Bashës.
Vjosa Osmani: Idetë për ndryshim kufijsh shkojnë kundër interesit të Republikës së Kosovës dhe kundër investimit ndërkombëtar që Kosova të jetë shtet i suksesshëm në kufijtë e saj aktualë si shtet sovran