“Prit Venecian”/ Të gjitha deklaratat e zyrtarëve të BE për ndryshimet në Kod

Nxitimi për miratimin e ndyshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe mos pritja e opinionit të Komisionit të Venecias nga ana e mazhorancës së kryeministrit, Edi Rama ka shkaktuar këto tre ditë reagimin e ashpër të  shumë përfaqësuesve të Bashkimit Europian.

Nga Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi, deri te Eurodeputeti Michael Gahler, Gazeta Mapo sjell reagimet e tyre lidhur me këtë çështje e cila qëndron në rrugën e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, në konferencën e fundvitit.



Reagimet:

Oliver Varhelyi – Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin:

“Kodi zgjedhor në Shqipëri: Besoj se Komisioni i Venecias do të ofrojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen. Mezi po pres të shoh zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”.

 

 

Andrey Kovatchev – Zëvendëspresidenti i Grupit të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian:

Unë mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias në çdo rast, dhe kjo do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. I bëj thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe Parlamentit shqiptar ta respektojnë këtë.

Ana Pisonero-Hernandez – Zëdhënësja e Komisionit Europian:

Komisioni i Venecias do t’i japë palëve politike në Shqipëri një arsyetim të shpejtë lidhur me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Kuvend në 30 korrik. Ne presim që palët të marrin në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias”.

 

David McAllister – Kryetari i Komisionit të Marrdhënieve me Jashtë në Parlamentin Europian:

Pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, që kërkojnë të pritet për opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është vendosur që ato të votohen nesër. Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të përkeqësojnë situatën politike dhe të sjellin polarizimin e saj drejt zgjedhjeve të prillit të vitit 2021. Këto ndryshime do të jenë të dëmshme lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave, në fund të vitit”.

David Lega – Raporteri i Shqipërisë në Parlamentin Europian:

Pajtohem me Komisionerin, Oliver Varhelyi. Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për Opinionin e Venecias, kjo do të ishte qasja demokratike. #Zgjedhje të Lira Dhe të Drejta në Prill 2021! ✊ #Shqipëria”.

Michael Gahler – Eurodeputet::

“Deklarata e Komisionerit është e mençur, pasi institucionet si Komisioni i Venecias duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesuara”.

Po ashtu, sonte në mbrëmje 8 eurodeputetë i dërguan një letër Ramës

I dashur Kryeministër Rama,

Ne, Anëtarët nënshkrues të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, po ju shkruajmë me shqetësimin më të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj.

Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020.

Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet tuaja të ardhshme duke filluar me 25 Prill 2021.
Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni.

Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.

Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë.

Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias.

Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.

Sinqerisht,

Michael Gahler, Gjermani
Sandra Kalniete, Letoni
Andrey Kovatchev, Bullgari
David McAllister, Gjermani
Zeljana Zovko, Kroaci
David Lega, Suedi
Vladimir Bilcik, Sllovaki
Lukas Mandl, Austri


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252