Kryeministri Edi Rama nga takimi elektoral në Divjakë, nuk ka lënë pa shigjetuar edhe Presidentin Ilir Meta. Rama ironizoi me deklaratën e Presidentit një ditë më parë, i cili tha se kishte informacione nga organet ligjzbatuese për destabilitet në protestën e 8 qershorit të opozitës. “Informacione nga filxhani i Monikës që thotë se në fund të filxhanit duket një 30 me kokë poshtë”, ka ironizuar Rama.
“Kam informacione thotë Meta nga organet ligj-zbatuese, domethënë nga filxhani i Monikës që thotë se në fund të filxhanit duket një 30 kokë poshtë, madje që në datë 8, kishte dalë si teta si gjarpër që do t’i hante kokën dhe ky tha “ndaloni”. Këto ishin informacionet nga organet ligj-zbatuese”, tha kryeministri.
Ky KM-ja yne nuk mesoi dot se koha e figurave, metaforave, ironive ka marre fund. Gjuha e politikes se sotme, kudo ne bote, eshte stili direkt: kemi arritur kete dhe kete. Mireqenia e “sovranit” nuk ngrihet asnje milimeter me levdatat tashme boshe dhe idiote te KM-se, te Erion Veliut etj. Fitoret e PS, te fryra e te zmadhuara me figuracion letrar, gjenden vetem ne fjalimet komuniste, ne hartimet e krereve te PS dhe jo ne jeten e gjalle. Fakt sinjifikativ eshte boshatisja e Shqiperise. Edhe pse PS “fiton atje ku duhet, ne kutine e votimit”, populli nuk ka fituar asgje. Kane fituar vetem oligarket qe jane bere me te pasur me mundin e djersen, me parate e popullit. Socio-komunistet kujtojne se me fjalime e me hartime gjimnazistesh do ta bindin popullin se po kalon nga fitorja ne fitore. Po na cajne koken me levdate idiote: ne fituam, ju humbet, si ne lojra kalamajsh. Ne vend qe te bejne detyren me korrektese, bejne vetem hartime e fjalime boshe. Fjalime te tilla na kane ardhur ne maje te hundes, nuk i degjon me njeri, jane te neveritshme.