Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampioli ka folur pas eliminimit nga Kupa e Botës.
Pas ndeshjes, trajneri tha se është i trishtuar, dhe se i vjen keq për lojtarët që kanë bërë përpjekje të madhe në këtë kompeticion.
Befasisht ai nuk përmendi në asnjë moment dorëheqjen.
“Kjo është shumë e dhimbshme, veçanërisht për lojtarët sepse kanë bërë një përpjekje të madhe”, ka deklaruar Sampioli pas ndeshjes.
“Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë e ne nuk kemi arritur qëllimin tonë në Rusi. Jam i trishtuar, jam i frustruar-mendoj se kjo është normale”,– përfundoi ai.
Argjentina u mposht 4-3 nga Franca, duke humbur mundësinë për të triumfuar në Rusi.