Muaji Maj do të jetë i lagësht me reshje shiu, por edhe borë në majat e maleve. Kështu tha meteorologia Tanja Porja e ftuar në emisionin “Rudina”. Ajo u shpreh se në datat 5-8 Maj është parashikuar të ketë reshje bore në zonat malore. Reshje të pakta, por që do ndikojnë në rënien e temperaturave, sidomos në mëngjes.
Sipas meteorologes, 15 ditëshi i parë i muajit Maj do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Pak a shumë ashtu siç ishte edhe muaji Prill. Ndërkohë në pjesën e dytë të muajit, temperaturat mund të kapin vlerën 28 gradë celsius.
“Pjesa e parë e muajit Maj paraqitet e freskët, me prezencë të vranësirave, dhe shira kryesisht në zonën perendimore. Pjesa e dytë e muajit sjell stabilizim të motit, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë vranësira dhe shira, por do të jenë më pak prezente dhe temperaturat do të jenë më të larta”, u shpreh ajo.
/MAPO.al