Kryesore

Pritet “tym i bardhë”/ Nis takimi i ambasadorëve me Këshillin Politik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:43 - 03/06/20 |
mapo.al

Ka nisur takimi i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore në rezidencën e ambasadores amerikane, Yuri Kim.


Për të dytën ditë radhazi ambasadorja e SHBA, ai i BE dhe ambasadori britanik në Tiranë, kanë mbledhur përfaqësuesit e politikës, në përpjekje për të gjetur konsensusin e Reformës Zgjedhore.


Në rezidencë kanë mbërritur të parët, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ambasadori britanik, Duncan Norman, dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.


Gjithashtu, më pas në rezidencën e ambasadores Yuri Kim kanë mbërritur edhe deputetja Rudina Hajdari, si dhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili.


Dita e sotme shihet me tepër rëndësi për të arritur marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore, ku duket se pika e vetme pa dakordësi është administrata zgjedhore.

Kujtojmë që ambasadorja Yuri Kim ka lajmëruar mediat se në pasdite do të dalë në konferencë për të folur mbi Reformën Zgjedhore.


Etiketa: , ,

Pas