Aktualitet

Pritet ulje e temperaturave në disa zona të Europës, zjarret në Kaliforni shkatërrojnë 75 shtëpi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:53 - 07/08/18 |
mapo.al

Teksa Europa është përballur me një tjetër ditë të nxehtë, meteorologët janë shprehur se ka gjasa që në ditët në vijim të ketë rënie të temperaturave në disa zona. Megjithatë temperaturat vazhdojnë të mbeten të larta sidomos në juglindje. Numri i viktimave në Spanjë ka arritur në shtatë.


Ndërsa zjarret në Suedi janë shuar, pasi të hënën pati reshje të dendura shiu.


Në disa qytete në Francë, autoritetet kanë vendosur kufizim të trafikut në përpjekje për të mbrojtur shtresën e ozonit e cila është përkeqësuar nga nxehtësia. Në Paris, autoritetet kanë ofruar parkim falas dhe bileta më të lira metroje apo autobusi në përpjekje për të nxitur njerëzit të mos marrin makinat e tyre.


Edhe në Britaninë e Madhe temperaturat kanë qenë më të larta se zakonisht, në jug kanë shënuar mbi 32 gradë celsius ndërsa në veri kanë qenë më të ulëta.


Në Portugali zjarrfikësit kanë vënë situatën nën kontroll në provincën jug-perëndimore Huelva.
Në Algarva zjarret vazhdojnë të jenë të mëdha dhe po luftohet maksimalisht për shuarjen e flakëve.
Bëhet e ditur se një numër i madh personash, mes tyre edhe turistë, janë evakuar.

Temperaturat arritën kulmin në fundjavë në këto zona, por tashmë janë kthyer sërish nën 45 gradë celsius dhe parashikohet se do të vazhdojnë të bien.

Sakaq, një situatë e rëndë e zjarreve është paraqitur edhe në Kaliforni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy zjarre në veri të Kalifornisë, të cilat kanë nisur si pasojë e motit të nxehtë, janë shndërruar të hënën në zjarret më të mëdha në historinë e këtij shteti, pas një ere të nxehtë që ka sjellë zgjerimin e tyre. Zjarret kanë shkatërruar 75 shtëpi dhe kanë detyruar mijëra persona të largohen nga zonat e banimit.


Etiketa: , , ,

Pas