Lindsay Lohan do të rikthehet në ekran dhe fansat e saj nuk mund të jenë më të emocionuar.
Lajmi u bë me dije nga platforma Netflix që njofton se Lohan do të rikthehet me një komedi romantike që tregon historinë e një trashëgimtareje hoteli që e gjen veten nën kujdesin e një pronari shtëpize dhe vajzës së tij pasi ka humbur totalisht kujtesën.
“Lindsay Lohan do të marrë pjesë në një komedi romantike që tregon historinë e një trashëgimtareje hoteli që e gjen veten nën kujdesin e një pronari shtëpize dhe vajzës së tij pasi ka humbur totalisht kujtesën në një aksident teksa bënte ski.”, njofton Netflix pa dhënë detaje mbi datën e premierës.
Kujtojmë se disa nga filmat më të famshmëm ku Lindsay ka interpretuar janë “The Parent Trap”, “Herbie Fully Loaded”, “Confessions of a Teenage Drama Queen”, “Get a Clue”, “Just me Luck” dhe “Mean Girls”.