Kryetari i “Rithemelimit”, Sali Berisha ka thënë sot se do të shkojë në SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” për të dëshmuar, kur të marrë fletëthirrje.
Në një deklaratë për mediat, ai tha e konsideroi kërkesën e SPAK, një përpjekje mjerane të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar vjedhjet.
“Nuk më ka dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Ju do jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!”, tha Berisha.
Kujtojmë se, dje shkoi në SPAK, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, po për këtë çështje. Në një deklaratë për mediat, ai tha se se kishte dhënë dëshmi si person që kishte dijeni për një çështje që ka interes të SPAK.