Thursday, October 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Privilegjet e kombëtares, sipas humorit dhe fushatave të Ramës

by mapo.al
01/04/2021
in Kryesore, Op Ed
0

Sot është bërë e ditur që pasaporta diplomatike me të cilën janë pajisur lojtarët e Kombëtares tonë të futbollit kanë skaduar, sepse qeveria, më saktë zbulimi i Ramës, i dituri Cakaj paska vendosur kështu në vitin 2019.

Ai që u angazhua të bënte reformë të madhe në shërbimin e jashtëm përplasi grushtin në tavolinë dhe u hoqi këtë privilegj lojtarëve të kombëtares, dhe shefi i tij edhe në ministri edhe në qeveri, e paska mbështetur.



Kur janë pajisur me këtë dokument ekskluziv, afati ka qënë 10 vite. Por kohët e privilegjeve dhe të dashurisë së Edi Ramës me një ekip, një person, apo me disa, variojnë sipas fushatave.

Ndaj ky afat atyre iu ndërpre papritur.

Vendimi për dhënein e pasaportave u mor kur Kryeministri udhëhoqi një fushatë të egër propagandistike, u asociua aq shumë me ekipin, sa dukej se De Biazi ishte mëkëmbës i tij. Aq larg shkoi Rama në përdorimin e lavdisë së kombëtares, sa ngjante sikur u kishte dhënë djemve një kthinë në katin e parë të kryeministrisë si dhomë zhveshjeje.

E u ngjeshën kapitenë e lojtarë pas Ramës pa droje fare.

Ceremoni, nderime, fanfare e tamtame, gjithë vendi e mori vesh se në Europian na dërguan De Biazi me djemtë, po ishte edhe Edi Rama që dha një dorë.

Kjo dashuri e përkohshme i lypsej shefit të rilindjes për zgjedhjet e vitit 2017.

Por ai ka edhe përgjegjësinë për shtetin e reformave. Dhe meqë ka vendosur t’i bëjë ata djem që dikur i shfrytëzonte për imazh të kthejnë dokumentin, një e atillë sjellje kalorsiake e ka pushtuar sërish në dekikë të fundit dhe ka lëshuar një ferman që ata t’i kenë të vlefshme deri në qershor. Pra sërish u ka bërë nder. Le ta mbajnë deri pas zgjedhjeve.

Këtë doli dhe e tha Xhaçka, e cila sikur të mos kishte detyrën që ja kanë dhënë, e meriton shumë më pak se ekipi i kombëtares të mbajë një pasaportë diplomatike. Lojtarët e kanë arritur këtë status me talent e me mund, kurse kjo kryediplomatja që e la Mbrojtjen si sektorin me riskun më të lartë të korrupsionit sipas TI, e gëzon privilegjin për shkak të disa konjukturave partiake. E megjithatë, del e bën sërish si pronare e tagrave dhe privilegjeve të këtij vendi.

Djemtë e kombëtares e meritojnë atë dokument shumë më teppër se gjysma e qeverisë, e drejtorëve, e miqve të kryeministrit. Në fund të fundit më tepër se ata, askush nuk e përfaqëson vendin dhe kombin. E mbi të gjitha, është një lehtësim në qarkullim, në kalim nëpër aeroporte e kufinj, që atyre u lypset, ku e ku më shumë se rilindasve fodullë që e mbajnë diplomatiken për t’u dukur, për t’u veçuar nga qytetarët, për të treguar se i përkasin një klasi tjetër.

Loja e Ramës me to është thjesht produkt i humorit të prishur që ai mund të ketë kohët e fundit me ekipin, me drejtuesit, me federatën. Dhe meqë është pronari, dhe ai e ka topin, e di vetë se si dhe kur e gjuan.

Tags: Edi RamaFushatakombëtarjaPasaportat diplomatikepropaganda

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Shtyhet deri në 8 prill afati për ndalimin e grumbullimeve

Shtyhet deri në 8 prill afati për ndalimin e grumbullimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In